About Us

UNLIMITED Travel Agency & Tour Operator është një kompani udhëtimesh me përgjegjësi të kufizuar me Certifikatën regjistrimi -151423-04-12 SN  dhe NIPT L21605503U.

Jemi nje Tur Operator Shqiptar qe ofron nje shumellojshmeri produktesh turizmi e një gamë të gjerë paketash që i përshtaten çdo buxheti, nga hotele me 5 yje luksoze në ato standarde apo apartamente.
Ne ofrojmë ture dhe eskursione të organizuara me shumë profesionalizëm si brenda ashtu dhe jashtë vendit me guida profesionale dhe mjete transporti komode.

Ofrojmë çmime konkuruese dhe kërkojmë cilësinë në udhëtimet tona.

Profili ynë ka fillimet e tij modeste disa vite më parë, me një aktivitet i cili u konsoliduar dhe u përmirësua me kalimin e kohës.

Tashmë i sprovuar në tregun shqiptar, aktualisht me një staf të kualifikuar me më shumë se 17 profesionistë të përkushtuar dhe  në gadishmëri për të realizuar idetë dhe dëshirat tuaja.

Profili ynë i turizmit u krijua në vitin 2009 si një degë e DUNI AGENCY përfaqësues që nga viti 1998 për anijet e Kompanise “Ventouris Ferries” që operojnë në linjen  Durrës-Bari-Durrës, me një rrjet prej 170 subagjentesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni i cili vendosi për të mos u ndalur në sektorin e shërbimeve.

Vizioni dhe misioni ynë: Ndërtimi i përvojës përmes udhëtimit

Rezgo